Tuesday, April 22, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIKESH kërkon konsulent financiar për HEC-in e Skavicës

KESH kërkon konsulent financiar për HEC-in e Skavicës

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare nis procedurën e gjetjes së një konsulenti financiar për hidrocentralin e Skavicës. “Korporata Elektroenergjitike Shqiptare, është aktualisht duke zhvilluar projektin e hidrocentralit të Skavicës. KESH synon që në kuadër të zbatimit/zhvillimit të projektit të marrë shërbime këshillimore financiare nga kompani konsulente financiare-juridike të kualifikuara dhe me përvojë të përshtatshme në lidhje me projektin”, thuhet në ftesën e publikuar në faqen zyrtare të KESH. Ftesa do të publikohet në një gazetë/revistë ndërkombëtare, e cila ka në fokus editorial çështje ekonomike, tregtare dhe biznesi dhe në gjuhën angleze. Ndërtimi i HEC-it të Skavicës, është një projekt i hershëm, i cili jo vetëm do të përmbushë kërkesat e tregut shqiptar sa i takon prodhimit të energjisë, por do t’i japë mundësi vendit për t’u kthyer edhe në një eksportues të energjisë së rinovueshme. HEC-i i Skavicës është një nga projektet infrastrukturore me prioritet më të lartë në Shqipëri, që synon kompletimin dhe maksimizimin e elektro-gjenerimit të Kaskadës së Drinit. Aktualisht, Shqipëria prodhon mbi 95% të energjisë elektrike nga burimet hidrike nëpërmjet Hidrocentraleve (“HEC”). Projekti ndodhet në verilindje të Shqipërisë, afër kufirit me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. HEC-i i Skavicës do të shërbejë si diga e parë në rrjedhën e sipërme dhe rregullatori i tre hidrocentraleve kryesore ekzistuese në “Kaskadën e Drinit”, në pronësi dhe operim të KESHit. Duke qenë se qëllimi kryesor i projektit është rregullimi i prurjeve të ujit në rrjedhën e sipërme të HEC-eve ekzistues, ai nuk është i fokusuar në maksimizimin e prodhimit të energjisë dhe prandaj konsiderohet i papërshtatshëm për zhvillim privat. Vendndodhja e projektit është në rajonin e Kukësit dhe Dibrës, i vendosur në një luginë të pjerrët menjëherë në rrjedhën e sipërme të rezervuarit ekzistues të Fierzës. Ndodhet 21 km në jug të qytetit të Kukësit (në vijë të drejtë) dhe 26 km në veri të Peshkopisë. Sistemi i kaskadës për lumin Drin u studiua fillimisht mbi 50 vjet më parë kur u ndërtuan HECet në rrjedhën e poshtme. Megjithatë, për shkak të kufizimeve buxhetore në atë kohë, projekti nuk u arrit të realizohej. HEC-i i Skavicës është parashikuar gjithmonë si HEC-i rregullues në kaskadë, me një rezervuar që kontrollon prurjet në rrjedhën e poshtme dhe lehtëson përmbytjet vjetore si në Fierzë ashtu edhe në Komani. Projekti do të zotërohet dhe operohet nga KESH, si kompani publike, përgjegjëse për prodhimin dhe tregtimin e energjisë elektrike në Shqipëri. Rreth dy vite më parë, në Tiranë u nënshkrua kontrata për fazën e parë të projektit për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës, midis Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare (KESH), si dhe kompanisë “Bechtel”. Faza e parë e projektit përfshin punën përgatitore për kryerjen e studimeve, atij ambiental, teknik e social, për të kaluar më pas në fazën e dytë që është ndërtimi i HEC-it.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ