Të huajt që zgjedhin të vizitojnë piken turistike të grykës së Këlcyrës nuk mund të largohen pa marrë më vete edhe produkte vendase. Flamur Manallari ka tre vite qenë tezgën e improvizuar tregton pije të ndryshme të prodhuara në mënyrë artizanale, mjaltë, gliko, çaj, bimë medicinale dhe fruta të thata që pëlqehen nga vizitorët.
“Polakët kërkojnë rakinë e rrushit, më shumë preferojnë mjaltin”, u shpreh Flamur Manallari.
Ndihet mirë kur të huajt rikthehen dhe kërkojnë sërish produkte që vite më parë i kishin blerë në tezgën e tij.
Në Këlcyrë, turistët mund të gjejnë një gamë të pasur të produkteve që reflektojnë kulturën dhe traditat lokale. Këto produkte jo vetëm që janë të veçanta por gjithashtu mbështesin ekonominë lokale.