Me këngën “Pakëz diell”, 11 vjeçarja shqiptare Kejtli Gjata, ka fituar “Junior Fest Albania 2022”. Poezia është krijim i vetë Kejtlit ndërsa muzika është e Endri Muçës. “Junior Fest Albania 2022″u shfaq në hollin “Gjon Simoni” të RTSH, gjigandit mediatik që prej 8 vitesh organizon një prej festivaleve më të mëdha të këngës për fëmijë në vend. Fituesit e tyre kanë përfaqësuar Shqipërinë në Junior Eurovision Song Contest. Këtë vit në festival u përzgjodhën 18 këngë, të kënduara drejtëpërdrejtë nga fëmijë nga 9-14 vjeç. Këngët u përzgjodhën nga juria e kryesuar nga muzikanti i njohur Robert Radoja. Merrnin pjesë si anëtare edhe fituese të edicioneve të shkuara të Junior Fest; Kejsi Tola, Efi Gjika dhe Ana Gjebrea. Këngët dhanë mesazhe për paqen, kundër dhunës ndaj fëmijëve, dashurinë për qytetin e lindjes apo atdhedashurinë etj. Kënga fituese “Pakëz diell” me thirrjen kumbuese për paqe të Kejtli Gjatës do të përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e 20-të të Junior Eurovision Song Contest 2022, që do të zhvillohet në 11 dhjetor në Jerevan të Armenisë. “Sa herë të kesh nevojë për mua edhe frymën do ta jap” është një nga vargjet tërheqëse të këngës së saj.https://lajme.rtsh.al/artikull/-pakez-diell-11-vjecarja-kejtli-gjata-fiton-junior-fest-albania-2022-
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on