Komisioni Evropian ua ka dorëzuar shteteve anëtare të BE-së, raportin e përditësuar për vizat, ku vlerësohen të arriturat e autoriteteve Kosovare në fushat kryesore. Bëhet fjalë për dokumentin kyç i cili do shërbejë për bazë gjatë procesit të marrjes së vendimit për liberalizimin e vizave. Sipas Komisionit Evropian, rekomandimi i vitit 2018 për liberalizimin e vizave, mbetët plotësisht i vlefshëm. Kosova ka krijuar një kornizë të fuqishme ligjore dhe operative për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe për të trajtuar rreziqet e emigracionit dhe të sigurisë, konsideron Komisioni Evropian, në raportin e fundit për vizat. Në këtë dokument i cili u është dorëzuar shteteve anëtare, nënvizohet se baza për rekomandimin e Komisionit në vitin 2018, për të përjashtuar shtetasit e Kosovës për kërkesat për viza, siç thuhet, mbetet plotësisht e vlefshme. Bëhet fjalë për një plotësim faktik mbi zhvillimet kryesore në fushat me interes për shtetet anëtare të BE-së, të cilat në kuadër të vendim marrjes për liberalizim të vizave, kanë kërkuar edhe një vlerësim të Komisionit Evropian. Që nga raporti i Komisionit Evropian në vitin 2018, kur për herë të parë u dha rekomandimi i vizave, sipas Komisionit Evropian, Kosova ka vazhduar ta konsolidojë progresin në fushat kryesore të identifikuara në udhërrëfyesin për vizat, thuhet në raportin e këtij institucioni. Sipas vlerësimit të Komisionit Evropian, që nga viti 2018, Kosova ka bërë përpjekje të konsiderueshme për të përmirësuar më tej sistemin e drejtësisë, duke përfshirë efikasitetin, profesionalizimin, llogaridhënien dhe integritetin. Gjithashtu vlerësohet se Kosova ka forcuar kornizën ligjore institucionale dhe gjyqësore në katër fushat kyçe, ku përfshihet siguria e dokumenteve, kufiri dhe menaxhimi i migracionit, rendi dhe siguria publike, si dhe të drejtat themelore lidhur me lirinë e lëvizjes dhe kështu, i ka sjellë ato më afër standardeve të BE-së. Ndryshe, ky është dokument kyç mbi të cilin do të nisin procedurat legjislative për procesin e liberalizimit të vizave. Me 13 tetor kur formalisht nisin procedurat e vendim marrjes, shtetet anëtare të BE-së, do të kenë për bazë pikërisht këtë raport të Komisionit Evropian. Në raportin e Komisionit thuhet më tej se edhe pas liberalizimit të vizave, do të vazhdohet monitorimi i zbatimit nga Kosova i të gjitha kërkesave të përcaktuara në udhërrëfyes.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=619378
KE rikonfirmon rekomandimin për liberalizimin e vizave për Kosovën
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on