Sipas planit të paraqitur sot, qeverive kombëtare do t’u lejohet të marrin më shumë borxh për financimin e projekteve të energjisë së pastër pa rrezikuar masa ndëshkuese për tejkalimin e kufijve të borxhit dhe deficitit të përcaktuar nga BE-ja.

Vendet e BE-së që përdorin euron si monedhë të përbashkët janë të detyruara të mbajnë deficitin vjetor nën 3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) dhe borxhin publik nën 60% të PBB-së.

Propozimi synon të zvogëlojë varësinë e Bashkimit Evropian nga importet e lëndëve djegëse fosile dhe ta bëjë bllokun më të qëndrueshëm përballë krizave në afat të gjatë.

Ekonomia e BE-së u dobësua nga rritja e fortë e çmimeve të energjisë pas pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022 dhe përsëri këtë vit për shkak të bllokadës së Ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të naftës në botë.