Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIKE: Pesë vende të BE-së përfitojnë nga disbursimet e fondit bujqësor

KE: Pesë vende të BE-së përfitojnë nga disbursimet e fondit bujqësor

Në kuadër të mosmarrëveshjeve për çmimin e grurit dhe produktet e tjera bujqësore nga Ukraina, pesë vende të Evropës Lindore do të marrin 100 milionë euro (109,2 milionë dollarë), tha sot Komisioni Evropian në një deklaratë për shtyp. Bullgaria, Polonia, Hungaria, Rumania dhe Sllovakia do të përfitojnë nga disbursimet e fondit bujqësor të Bashkimit Evropian. Pesë vendet janë ankuar vazhdimisht për çrregullim të tregut të shkaktuar nga një rritje e mprehtë e eksporteve bujqësore nga Ukraina. Që kur Rusia pushtoi portet e Ukrainës në Detin e Zi vitin e kaluar, Ukraina ka pasur vështirësi në transportin e mallrave në tregun botëror përmes detit. Si përgjigje, BE-ja ka lehtësuar eksportet përmes territorit të saj, duke pezulluar tarifat. Në mars, Komisioni Evropian njoftoi paketën e parë të ndihmës prej 56 milionë eurosh për fermerët polakë, rumunë dhe bullgarë që po përballen me fluksin e papritur të sasive të mëdha të mallrave ukrainase. Në prill, disa vende ndaluan importet e grurit dhe produkteve te tjera bujqësore nga Ukraina, duke e quajtur masën të pamjaftueshme. Komisioni më pas, vendosi masa për të kufizuar tregtinë me mallrat ukrainase, si gruri, misri, farat e lulediellit, në pesë vendet deri më 15 shtator. Komisioni njoftoi sot gjithashtu se do të ofronte një fond me vlerë 330 milionë euro per 22 vendet e mbetura të BE-së, për të ndihmuar në përballimin e ndikimeve te rënda të motit si thatësira dhe përmbytjet. Nga shuma totale, rreth 36 milionë euro do të vendosen në dispozicion për Gjermaninë. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments