Thursday, October 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREKE: Bankat të ofrojnë pagesa të menjëhershme për nxitjen e ekonomisë

KE: Bankat të ofrojnë pagesa të menjëhershme për nxitjen e ekonomisë

Klientët bankarë në Bashkimin Evropian duhet të jenë në gjendje të bëjnë pagesa të menjëhershme në euro në çdo kohë, sipas rregullores së përditësuar, të propozuar nga Komisioni Evropian sot, në Bruksel. “Me teknologjinë në fuqi që nga viti 2017, nuk ka asnjë arsye pse klientët të mos dërgojnë dhe marrin para menjëherë”, tha në një deklaratë komisionerja e BE-së për Shërbimet Financiare, Mairead McGuinness. “Pagesat e menjëhershme janë shumë më të shpejta se transfertat tradicionale të kredisë së një banke, dhe lejojnë transferimin e parave në çdo kohë të çdo dite, brenda 10 sekondave”, tha ajo. Transfertat ekzistuese të kredisë merren vetëm nga ofruesit e shërbimeve të pagesave gjatë orarit të punës dhe mbërrijnë në llogarinë e një personi ditën tjetër të punës, në disa raste edhe tre ditë më vonë. Tani, komisioni kërkon ta bëjë të detyrueshme për bankat që të ofrojnë pagesa të menjëhershme së bashku me transferta të rregullta kredie në çdo kohë të ditës, pa kosto të shtuara për klientin. Për të reduktuar mashtrimet dhe gabimet e komunikimit, komisioni detyron gjithashtu shërbimet e pagesave që dërgojnë paratë, të verifikojnë numrin e llogarisë bankare dhe emrin e marrësit të dhënë nga dërguesi. Kontrolli i klientëve në sektorin financiar po i nënshtrohet gjithashtu një riorganizimi. Në vend të shqyrtimit transaksion pas transaksioni, komisioni kërkon që bankat të verifikojnë klientët e tyre kundër sanksioneve të BE-së çdo ditë. “Transaksionet më të shpejta financiare mund të çojnë në një nxitje ekonomike që varion nga 1.34 miliardë euro në 1.84 miliardë euro në vit”, tha komisioni. Autoritetet financiare kombëtare duhet të sigurojnë pajtueshmërinë sipas propozimit të komisionit.Vendet anëtare të BE-së dhe Parlamenti Evropian duhet të miratojnë përditësimin e rregullores.http://ata.gov.al/2022/10/26/bruksel-ke-bankat-te-ofrojne-pagesa-te-menjehershme-per-nxitjen-e-ekonomise/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments