Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) informoi të gjithë drejtuesit e mjeteve mbi kategorinë mjedisore që duhet të përmbush mjeti për t’u importuar apo regjistruar në Shqipëri. Sipas DPSHTRR-së, lejohen të importohen apo regjistrohen mjete të kategorisë EURO 4 e sipër. “Euro 4, autoveturat e përdorura, të gjitha ato që nuk janë me 0 km dhe që janë regjistruar më parë për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër. Euro 3 e sipër dhe me moshë jo më shumë se 15 vjet mjetet motorike të tjera të përdorura si: autobusë dhe automjete për transport të përzier (ATP, ATV, APV) të kategorive M2 dhe N1, të gjitha ato që nuk janë me 0 km dhe që janë regjistruar për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër më parë, të cilat përmbushin normën EURO 3 dhe duhet të jenë prodhuar jo më shumë se 15 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri”, informoi DPSHTRR. Data e regjistrimit të mjetit është data e targimit në DPSHTRR. Në datën e regjistrimit, targimit për qarkullim në Shqipëri, mjetet e kësaj kategorie duhet të jenë jo mbi 15 vjet nga data e prodhimit. Përgjatë periudhës janar-tetor të vitit 2022 janë regjistruar për herë të parë në vendin tonë 59 910 mjete, nga të cilat mbi 22 mijë në Tiranë. ATA
Kategoritë e mjeteve që lejohen të importohen e regjistrohen
RELATED ARTICLES