Një vajzë 20-muajshe ka humbur jetën në Katalonjë pasi u godit nga breshëri, ndërsa stuhitë e ashpra përfshinë pjesë të rajonit verilindor të Spanjës. Rreth 50 persona të tjerë raportuan lëndime, nga mavijosjet deri te frakturat e kockave, nga stuhia e frikshme 10-minutëshe që goditi rajonin Girona të Katalonjës të martën në mbrëmje. Breshëri shkatërroi çatitë, rrëzoi kabllot e energjisë elektrike dhe theu xhamat. Stuhia e breshrit është më e madhja e regjistruar në vend që nga viti 2002, ndërsa madhësia e breshrit ishte me diametër deri në 10 cm. Foshnja mori plagë të rënda në kokë dhe u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi të mbijetonte. Zyrtarët lokalë tani kanë rishpallur alarme të dhunshme për motin, duke paralajmëruar banorët se më shumë breshër mund të bjerë në zonën bregdetare. Sipas këshillave nga shërbimi meteorologjik i Katalonjës, stuhitë me breshër mund të ndodhin gjatë gjithë vitit, por më së shpeshti regjistrohen midis marsit dhe shtatorit.https://lajme.rtsh.al/artikull/katalonja-perfshihet-nga-stuhi-te-forta-bresheri-vret-foshnjen-20-muajshe-50-persona-te-plagosur