Wednesday, April 23, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIKapitalizimi për bankat, BSH: Nga 1 janari 2024 rritet në 2.5%

Kapitalizimi për bankat, BSH: Nga 1 janari 2024 rritet në 2.5%

Bankat tregtare duhet të plotësojnë një rritje të mëtejshme të kërkesave minimale të maftueshmërisë së kapitalit që prej fillimit të vitit të ardhshëm. Shtesa konservuese e kapitalit që prej datës 1 janar 2024 do të rritet në 2.5%, nga 2% që ishte detyrimi për tu përmbushur gjatë vitit 2023. Rregullorja për shtesat makroprudenciale të kapitalit u miratua që në mesin e vitit 2019 dhe ato do të aplikohen gradualisht deri në vitin 2024. Kërkesat për një kapitalizim më të lartë të bankave janë në linjë me masat e marra nga institucionet mbikëqyrëse homologe në Europë pas krizës financiare dhe synojnë të rrisin rezistencën e bankave tregtare kundrejt rreziqeve të mundshme në të ardhmen. Shtesat markoprudenciale të kapitalit i shtohen kërkesave rregullatore bazë të kapitalizimit të bankave, që përcaktohen në rregulloren “Për mjaftueshmërinë e kapitalit”. Nga 12% që është kufiri minimal bazë i mjaftueshmërisë së kapitalit, me shtesën konservuese prej 2.5% ky kufi ka arritur në 14.5%. Rritja e 1 janarit 2024 është rritja e fundit në ciklin e rritjes graduale pesëvjeçare të shtesës konservuese të kapitalit. Në fund të tremujorit të tretë 2023, kapitalizimi i sektorit bankar arriti nivelin më të lartë historik. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se treguesi i mjaftueshmërisë së kapitalit arriti në 19.63%, nga 19.3% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

JamesBok on Bashkia CERRIK
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
JamesBok on Bashkia CERRIK
JamesBok on Qarku DIBER
JamesBok on Bashkia DELVINE
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ