Arsimi profesional vitet e fundit është kthyer në një mundësi të shkëlqyer për të rinjtë për të pasur sukses në tregun e punës. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau në rrjetet sociale shembullin e shkollës profesionale “Kamzë”, ku nxënës nga bashkitë Kamzë, Krujë, Tiranë, Dibër, Klos dhe bashki të tjera kanë zgjedhur të studiojnë për bujqësi, duke u përgatitur për të mbështetur sektorin e bujqësisë në vitet e ardhshme dhe për të forcuar vizionin e qeverisë për Bujqësinë 2030. Një ndër këta të rinj, është edhe Haxhiu, i cili është i vendosur të kontribuojë në këtë sektor. “Sapo kam mbaruar vitin e parë dhe tani nis në vitin e dytë, jam në degën e turizmit dhe kjo degë më ofron mundësi punësimi në bizneset e zonës. Mund të hapësh edhe biznesin tënd. Unë përfitoj bursën që më jep shkolla. Ftoj nxënësit të vijnë në shkolla profesionale për punësim të sigurt”, tha Haxhiu. Shkolla profesionale “Kamzë” ofron gjithashtu mundësi studimi në drejtimet e hoteleri-turizmit, TIK , shërbimeve të mjeteve dhe transportit, shërbimeve sociale dhe shëndetësore, si dhe elektronikë. Aplikimet në e-Albania, në shërbimin “Regjistrohu në klasën e dhjetë”, janë të hapura deri më 30 shtator. Drejtimet në këtë shkollë janë bujqësi, hoteleri-turizëm, shërbime mjetesh transporti, shërbime sciale dhe shëndetësore, teknologji informacioni dhe komunikimi, shërbime kujdesi për të moshuar, si edhe elektronikë.
“Kamzë”: Të rinjtë përgatiten për të mbështetur bujqësinë vitet e ardhshme
RELATED ARTICLES