Thursday, March 27, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTKalendari i kampionateve për sezonin 2023-2024

Kalendari i kampionateve për sezonin 2023-2024

Kalendari i kampionatit Abissnet Superiore 2023-2024 dhe ai i Kategorisë së Parë 2023-2024 do të zbardhen këtë të mërkurë, teksa në ambientet e sallës së konferencave në “Shtëpinë e Futbollit” do të hidhet shorti për edicionin e ri të këtyre dy kampionateve. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se shorti për edicionin e 85-të të kampionatit Abissnet Superiore dhe Kategorisë së Parë do të hidhet paraditen e së mërkurës, duke nisur nga ora 11:00. Ashtu sikurse është bërë e ditur edhe më herët, kampionati “Abissnet Superiore” do të nisë më 19 gusht 2023 dhe është planifikuar të mbyllet me 11 maj 2024. Ndërsa kampionati i “Kategorisë së Parë” është programuar të nisë më 2 shtator dhe të mbyllet më 8 maj. Në kampionatin ‘Abissnet Superiore’ këtë sezon marrin pjesë këto skuadra: KF Tirana, KF Laçi, KF Partizani, FK Kukësi, KF Vllaznia, KF Teuta, KF Skënderbeu, KF Egnatia, FK Dinamo dhe KF Erzeni. Ndërsa në kampionatin e ‘Kategorisë së Parë’ do të marrin pjesë këto skuadra: KF Bylis, KS Kastrioti, Flamurtari FC, FK Tomori, KS Korabi, FK Apolonia, KF Luz i Vogël 2008, FC Besa, FC Lushnja, KF Burreli, Vora, Elbasani. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ