Nxënës të shkollave të mesme të qytetit të Shkodrës së bashku me specialistë të DRTK Shkodër kanë zhvilluar guidën turistike në kalanë e Rozafës, të përshtatur për fëmijë. Guida ishte mbështetur në dy komponentë: nxitjen e kreativitetit në krijimin e maskotit Geg’ që do shoqëronte turin kulturor si dhe interpretimin e guidës në gjuhën gjermane, italiane, turke dhe frënge.
Interpretimi i guidave në gjuhë të huaj në kala përmes maskotit Geg’ udhëhoqi të rinjtë në një përvojë të shkëlqyer për të mësuar më shumë për historinë, kulturën e qytetit dhe kalasë duke iu përgjigjur kuriozitetit të tyre mbi historinë e kalasë së qytetit. DRTK Shkodër bashkëpunoi me Gjimanzin e Gjuhëve të Huaja “Shejnaze Juka” , Medresenë “Haxhi Sheh Shamia” dhe Shkollën Austriake “Peter Mahringer”, për të arritur në përshtatjen e guidave në disa gjuhë të huaja.