Saturday, October 19, 2024
HomeMJEDISKalaja e Menglit i shtohet guidës turistike të Elbasanit

Kalaja e Menglit i shtohet guidës turistike të Elbasanit

Bashkia e Elbasanit i ka dhënë një rëndësi të veçantë trashëgimisë kulturore me qëllim nxitjen më tej të zhvillimit të turizmit. Një ndër to, është edhe Kalaja e Menglit, e cila përfaqëson një ndërtim ushtarak të realizuar në kohën e sundimit të perandorit Justinian. Nisur nga pozicionimi gjeografik, synohet që kalaja të shërbejë për forcimin e pikave turistike kudo ku ndodhen në Elbasan, me qëllim që turistët të njihen edhe me trashëgiminë kulturore të kalave të qytetit jo vetëm në fushë, por edhe në kodrina.

Kalaja e Mengëlit ngrihet mbi luginën e lumit Shkumbin në një lartësi prej 300 metra, dhe është e rrethuar nga kodra dhe male të Labinotit. Kalaja e Menglit përfaqëson një ndërtim tipik të arkitekturës bizantine të shek. V e.s. Në formën e një shumëkëndëshi kjo kala përforcohet nga 8 kulla, që ndodhen në largësi të ndryshme nga njëra-tjetra në varësi të terrenit. Prania e 8 kullave kushtëzohet nga fakti që ajo ndodhej pranë rrugës Egnatia, arteria kryesore për të kaluar në perëndim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments