Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREKalaja e Libohovës, Monument Kulture

Kalaja e Libohovës, Monument Kulture

Për disa ditë me radhë specialistët e DRTK Gjirokastër kanë ndërhyrë në Kalanë e Libohovës ( Monument Kulture, Kategoria I), duke pastruar nga bimësia kacavjerrëse muret e brendshme dhe hapësirën brenda saj, si dhe sistemimin e shkallëve në pjesën perëndimore dhe muret e brendshme të kalasë. Kalaja e Libohovës është objekt i vizitueshëm dhe me interes për turistët e apasionuar pas historisë. Ajo ngrihet mbi një plan shkëmbor në lindje të qytetit të Libohovës dhe ka planimetri thuajse katërkëndëshe 70X80m. Ali pashë Tepelena urdhëroi ndërtimin e saj, për t’ia dhuruar më pas motrës së tij, Shanisha, e martuar në Libohovë. Kalaja e Libohovës u ndërtua në vitet 1796–1798, pra i përket fundshekullit të 18-të. Ajo është e pozicionuar në një pikë dominuese mbi qytetin e sotëm të Libohovës dhe dikur kontrollonte gjithë luginën e Drinos. Brenda kalasë, që sot është e zbrazët, dikur ndodhej rezidenca feudale. Kalaja ka katër kulla shumëkëndëshe nëpër këndet e saj dhe është një fortesë me përmasa të konsiderueshme. Zona ku shtrihet qyteti ndahet nga disa përrenj në zona të veçanta shkëmbore, nga ku burojnë ujërat e ftohta të burimeve të Zhepes, të Lozes etj. Në qendër të qytetit ndodhet Rrapi i Libohovës me një vjetërsi mbi 500-vjeçare, një monument i rrallë i natyrës, i kthyer edhe në simbol të qytetit. Pranë xhamisë së qytetit ndodhet edhe varreza osmane në të cilën është dhe varri i motrës së Pashait. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments