Friday, November 22, 2024
HomeSHKENCA DHE JETA Kafeja ul rrezikun e kancerit

 Kafeja ul rrezikun e kancerit

Personat me kancer të zorrës së trashë që pinë dy deri në katër filxhanë kafe në ditë kanë më pak gjasa që sëmundja e tyre të kthehet, sipas një studimi të fundit, sipas “Guardian US”. “Personat me këtë sëmundje që konsumojnë këtë sasi kanë gjithashtu shumë më pak gjasa të vdesin nga ndonjë shkak”, sipas studimit. Një studim i kryer te 1719 pacientë me kancer të zorrëve në Holandë, nga studiues holandezë dhe britanikë, zbuloi se ata që pinin të paktën dy filxhanë kafe kishin një rrezik më të ulët të përsëritjes së sëmundjes.

Efekti ishte i varur nga doza – ata që pinin më shumë kishin një rrezik më të ulët për përsëritje. Sipas studimit, pacientët që pinin të paktën pesë filxhanë kafe në ditë kishin 32% më pak gjasa për rikthimin e sëmundjes se ata që pinin më pak se dy filxhanë. Hulumtimi u financua nga Fondi Botëror i Kërkimit të Kancerit (WCRF) dhe është botuar në Revistën Ndërkombëtare të Kancerit. Studimi i fundit tregon se kafeja ul rrezikun e kancerit. Tashmë ka prova të forta që kafeja ul rrezikun e kancerit të mëlçisë dhe mitrës dhe disa studime të tjera treguan se kryen të njëjtin funksion për kancerin e gojës, faringut, laringut dhe lëkurës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments