Arbitrat kanë pasur pjesën e tyre të rëndësishme në vitin e futbollit me vendimet e tyre në fushë dhe sigurisht që FSHF kishte menduar të jepte edhe një çmim për “Arbitrin më të mirë të vitit 2022”. Tre emrat e përzgjedhur si finalistë përmes votimit ishin Juxhin Xhaja, Eldorian Hamiti e Enea Jorgji, teksa moderatorët kanë ftuar në skenë Presidentin e Bashkimit të Arbitrave të Futbollit Shqiptar, Tahir Kastrati, i cili u shpreh: “Shoqata e Arbitrave dhe Komiteti i Arbitrave në mbështetjen e FSHF, UEFA-s dhe FIFA-s, kanë bërë këtë vit një hap të madh cilësor në rritjen e performancës së arbitrave. Para se të lexoj fituesit meqë jam i fushës së arsimit, vlerësimi nuk mund të jetë absolut, por relativ, kështu që po të ishte për ma fitues do ishte secili nga arbitrat e Superiores”, tha Kastrati, i cili ka marrë zarfin me emrin e fituesit dhe pasi e ka hapur ka shpallur Juxhin Xhajën si arbitrin e vitit, duke e ftuar për të marrë çmimin. Xhaja, i cili ka qenë një nga arbitrat që ka bërë paraqitje më të mirë vitin e kaluar në kampionatin shqiptar, pasi ka marrë vlerësimin në mbrëmjen gala u shpreh:“Ndihem shumë i vlerësuar, është një motiv për të arritur më shumë në Shqipëri dhe arenën ndërkombëtare. Dua të falënderoj Komitetin e Arbitrave, të gjithë kolegët e mi dhe familjen që më ka mbështetur gjithmonë”, tha Xhaja. ATSH
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on