Sunday, March 23, 2025
HomeSOCIALEJole: Ndërhyrjet në fshatrat e Qarkut Korçë, fuqizojnë ekonomine lokale

Jole: Ndërhyrjet në fshatrat e Qarkut Korçë, fuqizojnë ekonomine lokale

Prefekti i Qarkut Korçë, Nertil Jole, së bashku me nënprefektin Henrik Rusi, bënë një ndalesë në fshatin Qytezë të bashkisë Devoll, për të parë punimet në kuadër të programit “Rigjenerimi Urban 2022-2024”. Për Qytezën por edhe për Dardhën, Arrëzën, Sinicën, Leusën, Rehovën e Sotirën është duke u zbatuar projekti zhvillimor i ndërhyrjeve rigjeneruese të këtyre fshatrave me potencial turistik, me financim të qeverisë shqiptare nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit me vlerë 178,982,059 lekë me TVSH. “Këto fshatra janë kualifikuar si pjesë e programit të “100 fshatrave” dhe kanë një potencial të madh për zhvillimin e turizmit, sidomos atij dimëror”, shkroi prefekti Jole, në një postim në rrjetet sociale ku ndau dhe fotografi nga Qyteza. Ndërhyrjet në fshat, përfshijnë përmirësimin e infrastrukturës, punime në rrugë dhe shtigje, sistemimin e hapësirave publike, zonave rekreative, përmirësimin e aksesit drejt atraksioneve natyrore turistike, të cilat ndihmojnë për krijimin e produkteve turistike dhe përmirësimit të infrastrukturës mikpritëse. “Ndërhyrje të kësaj natyre shtojnë premisat e një zhvillimi të ri turistik dhe fuqizimit të ekonomisë lokale, për promovimin e natyrës së mrekullueshme që këto fshatra kanë, duke e pasuruar edhe më shumë ofertën unikale që ofron qarku ynë”, tha prefekti i Qarkut Korçë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ