Shpallen fituesit e konkurseve me temë “Mbro paratë e tua, siguro të ardhmen tënde!”.
Banka e Shqipërisë dhe Shoqata Shqiptare e Bankave me rastin e Javës së Parasë 2024, duke përgëzuar dhe falënderuar përzemërsisht nxënësit dhe mësuesit e shumtë pjesëmarrës në konkurset e organizuara, theksojnë se nga viti në vit punët e dorëzuara ishin plot ide, fantazi dhe pasqyrojnë më së miri dijet e nxënësve mbi miradministrimin e parasë dhe botën e financave.
Fituesit e konkurseve të Javës së Parasë 2024, me temë “Mbro paratë e tua, siguro të ardhmen tënde!” janë:
– Fituesit e konkursit “Vizatimi më i mirë”
Vendi i parë: Andia Shehu, Shkolla “26 nëntori”, klasa IIIB, Tiranë
Vendi i dytë: Pamela Gjoni, Shkolla “Pal Engjëlli”, klasa IIIB, Tiranë
Vende të treta:
Shyqyri Qorri, Shkolla “Ylli i Mëngjesit”, klasa III, Berat
Alesia Bega, Shkolla “Frymë Dashurie”, klasa III, Gjirokastër
Ambra Capo, Shkolla “Koli Gusho”, klasa III, Pogradec
– Fituesit e konkursit “Projekti më i mirë”
- Klasa IV-B, Shkolla “Zihni Toska”, Berat/ Mësuese Manjola Kanaçi
- Klasa IV, Shkolla “Frymë Dashurie”, Gjirokastër/ Mësuese Anxhela Semanjaku
- Klasa IV, Shkolla “Maqellarë”, Dibër/ Mësuese Brigjilda Gjoni
– Fituesit e çmimit inkurajues për konkursin “Projekti më i mirë”
- Klasa IV A, Shkolla e Mesme e Bashkuar “Besnik Hidri”, Shënavlash, Durrës / Mësuese Mirela Maxhaku
- Klasa IV, Shkolla e Mesme e Bashkuar “Imz Lucjano Agostini”, Vau Dejës / Mësuese
- Klasa IV, Shkolla 9-vjeçare “Kuqan”, Elbasan / Mësuese Arjola Gjata
– Fituesit e konkursit “Fotomontazhi më i mirë”
- Myfarete Koçiu, Shkolla 9-vjeçare “Paftal”, Berat, klasa VIII
- Aisela Doce, Shkolla 9-vjeçare “Drita Pelinku”, Tiranë, klasa VIII
- Kristina Beraj dhe Ada Hoxha, Shkolla 9-vjeçare “Jani Bakalli”, Fier, klasa VIII
- Kevin Dhima, Shkolla 9-vjeçare “4 Dëshmorët”, Tiranë, klasa VIII A
- Irsjona Mënalla, Kolegji “Turgut Ozal”, Tiranë, klasa VIII
– Fituesit e konkursit “Videoja më e mirë”
Vendi i parë: Klea Olldashi (klasa XII¹⁰), Ador Sula (klasa XII⁶) dhe Arjola Metaliaj (klasa XII¹⁰), Gjimnazi “Qemal Stafa”, Tiranë
Vendi i dytë: Rigersa Pacani dhe Erida Puka, Gjimnazi “28 Nëntori”, klasa XIIB, Shkodër
Vendi i tretë: Bora Pano dhe Piro Vesho, Gjimnazi “Muharrem Ҫollaku”, klasa XIIC, Pogradec
– Fituesit e konkursit “Eseja më e mirë”
- Ersjona Dervishi, Kolegji Universitar i Biznesit, Master Financë-Kontabilitet
- Ronilda Tafa, Universiteti i Mjekësisë, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike
- Fiona Agolli, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, Fakulteti i Shkencave Ekonomike
Nxënësit dhe mësuesit fitues janë të ftuar të tërheqin çmimet e tyre gjatë ceremonisë çelëse të Javës së Parasë 2024, të hënën më 18 mars, ora 11:00, pranë ndërtesës qendrore të Bankës së Shqipërisë në Sheshin “Skënderbej”.
Pjesëmarrës në ceremoni do të jenë dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ministrja e Arsimit dhe e Sportit, Ogerta Manastirliu dhe kryetari i Shoqatës Shqiptare të Bankave, Bledar Shella.