Në Korçë do të zhvillohet nesër workshopi i digjitalizimit dhe artit, në kuadër të Javës së Evropës 2023. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cili bëri thirrje për pjesëmarrje, ku informon se, në këtë workshop do të paraqitet projeksioni i hartës së pikturave Zengo, të frymëzuara nga femrat e para artiste piktore shqiptare. Të rinjtë do të mësojnë rreth historisë së artit dhe digjitalizimit nga profesorë ekspertë në Universitetin e Arteve në Tiranë. Dita do të përfundojë me Konkursin e Shkollës së Thurjes për fëmijë, ku artizanët vendas do t’u mësojnë aftësitë bazë të veshjeve të thurura. Fituesi do të marrë certifikatën “Thurësi/ja e Vitit”. atsh