“Java e Evropës 2024” nis në brigjet e liqenit të Shkodrës

0
6

“Java e Evropës 2024” nis në brigjet e liqenit të Shkodrës, në Shirokën piktoreske më 4 maj. Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ftoi qytetarët të bashkohen në këtë event për një ditë të mbushur me aktivitete që festojnë gjithëpërfshirjen, diversitetin dhe të drejtat e njeriut. Dita fillon me performanca artistike dhe një panair, me një instalacion video 360 gradë ku secili mund të krijojë video unike dhe t’i ndajë ato në kohë reale në rrjetet sociale. Pjesëmarrësit mund të marrin pjesë në diskutime dhe të shijojnë përvoja interaktive gjatë gjithë ditës. Me daljen e hënës, mbrëmja gjallërohet me një DJ set nga Geri Syka, e ndjekur nga shfaqja e filmit “Catwalk” në bashkëpunim me Ambasadën e Suedisë.