Saturday, March 22, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREJames McCartney dhe Sean Ono Lennon publikojnë një këngë të përbashkët

James McCartney dhe Sean Ono Lennon publikojnë një këngë të përbashkët

 James McCartney dhe Sean Ono Lennon – djemtë e shokëve të grupit të “Beatles”, Sir Paul McCartney dhe John Lennon – kanë shkruar një këngë, të titulluar “Primrose Hill”, sipas BBC.

Balada akustike është një odë për vendin me pamje panoramike në Regent’s Park të Londrës.

Duke njoftuar publikimin e këngës me “mikun e tij të mirë”, McCartney tha se ai ndihej i emocionuar.

Në një postim të veçantë në Instagram, McCartney zbuloi se kënga ishte frymëzuar nga fëmijëria e tij në një ditë vere në Skoci.

Sir Paul ofroi mbështetjen e tij atërore për këngën duke e ndarë atë nëpër mediat e tij sociale, si dhe duke dërguar shumë dashuri për Sean Ono Lennon i cili bashkëshkroi këngën.

Ono Lennon është djali më i vogël i të ndjerit John Lennon dhe artistes Yoko Ono. James është djali i Paul McCartney me bashkëshorten e tij të parë Linda McCartney.

“Primrose Hill” është hiti i dytë i McCartney këtë vit pas “Beautiful në shkurt, publikimi i tij i parë që nga viti 2016.

Ono Lennon ka numëron disa këngë solo në emrin e tij, si dhe performanca në shumë grupe duke përfshirë Cibo Matto, “The Ghost Of A Saber Tooth Tiger” dhe “The Lennon Claypool Delirium”. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ