Thursday, March 13, 2025
HomeSOCIALEJam njeri, kam dëshirë të gëzoj

Jam njeri, kam dëshirë të gëzoj

Kryeministrja finlandeze Sanna Marin ka reaguar pas publikimeve të njëpasnjëshme të videove të saj duke festuar. Në një konferencë për shtyp, me lot në sy, Marin u mbrojt duke thënë se edhe ajo kishte të drejtë të festonte dhe dëshirën për të “gëzuar”. “Unë jam qenie njerëzore. Unë gjithashtu ndonjëherë pres me padurim gëzimin, dritën dhe kënaqësinë në mes të këtyre reve të errëta”, tha ajo me zërin e saj dridhej. “Është private, është gëzim dhe kjo është jeta. Por nuk kam humbur asnjë ditë pune”, shtoi Marin. Kryeministrja ka qenë shënjestër e një reagimi të ashpër që nga java e kaluar pasi ku ajo shfaqej duke festuar me miqtë dhe të famshëm u bënë publike. Disa e kritikuan për sjellje të papërshtatshme për kryeministre, të tjerë mbronin të drejtën e saj për të shijuar një ngjarje private me miqtë e saj. Komentet e dëgjuara në video u interpretuan se i referoheshin drogës, një temë shumë e debatuar në rrjetet sociale, të cilën kryeministrja e mohoi. Për të shuar çdo dyshim, Sana Marin iu nënshtrua një testi droge javën e kaluar, i cili doli negativ. “Dua të besoj se njerëzit do të shohin atë që bëjmë në punë dhe jo atë që bëjmë në kohën tonë të lirë”, tha ajo, duke pranuar se java e kaluar ka qenë “mjaft e vështirë”.https://lajme.rtsh.al/artikull/publikimi-i-videove-duke-festuar-kryeministrja-finlandeze-me-lot-ne-sy-jam-njeri-kam-deshire-te-gezoj

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ