Përpjekja e Italisë për të reduktuar me shpejtësi varësinë e saj nga gazi natyror rus, e ka bërë vendin më pak të prekshëm ndaj një ndërprerjeje të furnizimeve me gaz. Kjo u bë e ditur nga kryeministri në detyrë, Mario Draghi, i cili nënvizoi se vendi ka grumbulluar rreth 80% të kapacitetit të tij të rezervave të gazit përpara dimrit. Draghi tha në një festival vjetor të verës në qytetin bregdetar të Adriatikut, Rimini, se Italia ka reduktuar varësinë e saj nga gazi natyror rus nga 40% vitin e kaluar, në gjysmën e asaj, duke gjetur burime të reja në vende si Algjeria dhe Azerbajxhani. Karburanti përdoret për ngrohjen dhe ftohjen e shtëpive, për të prodhuar energji elektrike dhe për të drejtuar fabrika. Italia mund të jetë plotësisht e pavarur nga Rusia deri në vjeshtën e vitit 2024, nëse instalon dy impiante të reja rigazinifikimi. “Qëllimi ynë për të diversifikuar gazin rus ishte thelbësor për t’u dhënë qytetarëve dhe bizneseve më shumë siguri për stabilitetin e furnizimeve,” tha Draghi, i cili dha dorëheqjen muajin e kaluar. Ai mbetet në detyrë derisa të formohet një qeveri e re, pas zgjedhjeve parlamentare të 25 shtatorit. Apnewshttps://lajme.rtsh.al/artikull/draghi-italia-ka-grumbulluar-80-te-rezervave-te-gazit-natyror
Italia ka grumbulluar 80% të rezervave të gazit natyror
RELATED ARTICLES