Italia do të bëhet vendi i parë që do të ndalojë tregtimin, importin dhe prodhimin e ushqimeve sintetike, pasi Senati dha driten jeshile për miratimin e projektligjit, sipas “Adnkronos”. Më 19 korrik 2023, Senati miratoi me 93 vota pro, projektligjin e iniciativës së qeverisë për ndalimin e ushqimit sintetik. Italia do të bëhet kështu vendi i parë që ndalon plotësisht tregtimin, importimin dhe prodhimin e ushqimeve sintetike. Ministri i Bujqësisë dhe Sovranitetit Ushqimor, Francesco Lollobrigida, nënvizoi rëndësinë e kësaj mase. “Ne jemi vendi i parë që kemi marrë këtë vendim, duke mbrojtur sovranitetin tonë ushqimor dhe duke garantuar sigurinë e konsumatorit”, tha Lollobrigida. Dispozita përmban edhe një ndalim tjetër të rëndësishëm, atë të përdorimit të emërtimit ‘mish’ për ushqimet e përftuara nga proteinat bimore. Kjo zgjedhje synon të ruajë integritetin e termit ‘mish’ për produktet me origjinë shtazore, duke shmangur konfuzionin dhe garantimin e informacionit të saktë për konsumatorin. Projektligji do t’i paraqitet Dhomës së Deputetëve për miratim përfundimtar. atsh
Italia vendi i parë që ndalon ushqimet sintetike
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on