Tuesday, February 18, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREItalia nën ”pushtetin” e ujit

Italia nën ”pushtetin” e ujit

Dy persona kanë vdekur dhe të paktën katër rezultojnë të zhdukur, pas shirave të rrëmbyer që përfshinë veriun e Italisë. Një burrë në Forlì u gjet i pajetë dhe një tjetër humbi jetën në Ronta di Çezena. Viktima e parë ka ndërruar jetë, ndoshta i mbytur, në katin përdhes të shtëpisë, pranë brigjeve të lumit Montone, ku jetonte me bashkëshorten. Ajo u shpëtua nga ekipet e shpëtimit dhe tha se ai kishte mbetur në katin përdhes, ku u gjet i pajetë. I dyti, një burrë rreth të 70-tave, humbi jetën për shkak të përmbytjes së lumit Savio dhe reshjeve të dendura që kanë goditur rajonin që prej ditës së djeshme. E zhdukur rezulton bashkëshortja e tij. Në total, të paktën katër persona janë të zhdukur në provincën e Forlì-Çezena. Sipas asaj që mësohet nga ekipet e shpëtimit, një person mësohet se është zhdukur në Çezena dhe tre në Forlì. ”Sistemi rrugor është kompleks, me shumë rrugë të përmbytura, udhëtimi është i vështirë nëse jo me mjete të pajisura, probleme ka edhe në sistemin rrugor kombëtar, këshillohet shmangia e disa rrugëve arteriale dhe lëvizjet nga jugu nuk rekomandohen. Operacionet e shpëtimit mund të jenë komplekse”, tha nënkryetari i Departamentit të Mbrojtjes Civile, Titti Postiglione për Rai News. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ