Të ndizni një cigare normale apo një cigare elektronike në tavolinat e jashtme të bareve dhe restoranteve, si dhe në stacionet e autobusëve, trenave dhe trageteve nuk do të jetë më e mundur. Së shpejti do të ndalohet me ligj pirja e duhanit jashtë, dispozita tashmë e hartuar dhe e zhvilluar nga teknikët e Shëndetësisë në Itali, parashikon që nuk mund të ndizet më një cigare apo një cigare elektronike në tavolinat e jashtme të bareve dhe restoranteve, si dhe në stacionet autobusëve, trenave dhe trageteve. Për pjesën tjetër, konfirmohet ajo që u njoftua muajin e kaluar nga ministri i Shëndetësisë, Orazio Schillaci, ku ndalimi i pirjes së duhanit në ambiente të mbyllura u shtri edhe për produktet e tjera te cigareve sic jane vape, Iqos dhe të ngjashme me duhanin. Ndalesa do të ketë edhe për reklamimin e cigareve elektronike të llojeve të ndryshme, për të cilat do të zbatohen kufijtë e vendosur për produktet tradicionale të duhanit, për të cilat do të ndalohet çdo formë reklamimi direkt ose indirekt. Gjoba për shkeljen dhe mosrespektimin e rregullave është 275 euro, e ulur me 50% nëse paguhet brenda 60 ditëve. I njëjti penalitet parashikohet edhe për ata që thyejnë ndalimin e pirjes tradicionale të duhanit në ambiente të mbyllura. Ligji do të jetë i vlefshëm gjithashtu për cigaret elektronike dhe Iqos, si dhe për produktet tradicionale me bazë duhani dhe do te vendosen saknksione për të gjithë ata që nuk do ta respektojnë. Rtsh