Revolta e shpërthime të dhunshme vijojnë në Iran, ku protestat nuk ndalen prej më shumë se një muaj pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Aminit. Gjatë mbrëmjes së të shtunës janë dëgjuar shpërthime në burgun Evin të Teheranit, ku mbahen të burgosur politikë, ndërsa ka pasur edhe të shtëna me armë. Një zyrtar iranian fajëson “elementët kriminalë” për trazirat. “Rrugët që të çojnë në burgun Evin janë mbyllur për trafik. Ka shumë ambulanca këtu dhe dëgjojmë të shtëna armësh” tha një dëshmitar i për Reuters. Një tjetër dëshmitar tha se familjet e të burgosurve ishin mbledhur para hyrjes kryesore të burgut. “Unë shoh zjarr dhe tym. Shumë forca speciale. Ambulancat janë gjithashtu këtu,” thanë ata. Burgu mban kryesisht të burgosur politikë dhe është kritikuar prej kohësh nga Perëndimi për shkelje të të drejtave të njeriut, ndërsa është futur në listën e zezë nga qeveria amerikane në vitin 2018 për “shkelje të rënda të të drejtave të njeriut”. Protestuesit intensifikuan demonstratat antiqeveritare në rrugët kryesore në disa qytete anembanë Iranit. Të paktën 233 protestues janë vrarë që kur filluan demonstratat më 17 shtator Trazirat në burgun Evin erdhën pas gati një muaji protestash në të gjithë Iranin duke paraqitur një nga sfidat më serioze për Republikën Islamike që nga revolucioni i vitit 1979.https://lajme.rtsh.al/artikull/irani-ne-flake-per-shkak-te-protestave-shperthime-dhe-te-shtena-me-arme-ne-burgun-ku-mbahen-te-burgosurit-politik
Recent Comments
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on