Instrumenti do të ndihmojë që të gjenerohen më shumë se 79 milionë euro investime private, të cilat do të prodhojnë vlerë të shtuar në bujqësi, blegtori, agropërpunim. Kjo mbështetje e BE-së, së bashku me kontributet kombëtare publike dhe private, do të injektojë në total mbi 225 milionë euro investime nga 169.9 milionë euro që janë nën Programin IPARD II) në zonat rurale të Shqipërisë.“Për herë të parë, përmes IPARD III, do të zbatohet qasja LEADER, një program që ka transformuar zhvillimin rural në Evropë. Gjithashtu IPARD III do të ndihmojë për herë të parë edhe investimet në infrastrukturën publike në zonat rurale për të sjellë më pranë produktet bujqësore me tregjet ekzistuese, apo të reja që mund të ndërtohen në kuadër të kësaj mase. Krahas masave të reja të përfshira në këtë program, janë parashikuar edhe sektorë të rinj, që marrin fokus kryesor të tillë si: sektori i Ullirit dhe vajit të Ullirit; bimët mjekësore dhe aromatike dhe përpunimi i produkteve të peshkimit”. Në takim e morën fjalën dhe sipërmarrës e fermerë, përfitues të mbështetja nga programi IPARD, të cilët përcollën eksperiencën e tyre të suksesshme në bizneset që kanë ngritur dhe por zhvillojnë në sektor të ndryshëm të ekonomisë rurale, falë granteve nge IPARD II dhe vlerësuan vijueshmërinë e mbështetjes së BE-së dhe qeverisë shqiptare për bujqësinë përmes Programit të ri IPARD III.