Thursday, April 17, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREBotimet e reja të Kosovës po prezantohen në Gjermani

Botimet e reja të Kosovës po prezantohen në Gjermani

Biblioteka Kombëtare e Kosovës, nëpërmjet botimeve më të reja të botuesve në vend, po përfaqëson Kosovën në Panairin e Lajpcigut në Gjermani. “Libërthi i dashurisë”, “Kësulëkuqja: përrallë për të rritur”, “Një amerikane në Kosovë 1981-1997”, “No Man’s Lands: eight extraordinary women in Balkan history” dhe “Le Serpent à deux tetës”, janë titujt të cilët po prezantohen dhe diskutohen në panele të ndryshme. Stenda e Kosovës u vizitua nga Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, si dhe autorë, përkthyes, dhe botues të shumtë. Në hapje mori pjesë edhe drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Fazli Gajraku. Pjesëmarrja e Kosovës në panair, i cili do të vazhdojë deri më 29 prill, po përkrahet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Stenda e Kosovës dhe Shqipërisë janë pranë në Panairin e Librit në Leipzig. Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti dhe ambasadori i Shqipërisë në Gjermani, Artur Kuko, ishin të pranishëm në ceremoninë e hapjes së stendës së Tradukit, ku kanë hapësirën e tyre. Së shpejti dhe Kosova do të jetë pjesë e Tradukit, një hapësirë që gjeneron kulturë në rajon. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ