Wednesday, November 27, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE “Io Capitano” fitues i madh i çmimeve të filmit ”David di Donatello”

 “Io Capitano” fitues i madh i çmimeve të filmit ”David di Donatello”

Drama e filmit për refugjatët “Io Capitano” (”Unë kapiten”) është fituesi i madh i këtij viti i çmimeve të filmit italian ”David di Donatello”. Filmi i regjisorit Matteo Garrone, i cili ndjek dy emigrantë afrikanë në udhëtimin e tyre në Evropë, mori gjithsej shtatë çmime në një ceremoni në Romë të premten në mbrëmje, duke përfshirë në kategoritë kryesore të filmit më të mirë dhe regjisorit më të mirë. ”Io Capitano” u nominua edhe për çmimet Oscar këtë vit, por doli duarbosh. “Ka ende nesër” (“C’è ancora domani”), debutimi regjisorial i Paola Cortellesi, doli i dyti me gjashtë çmime. Filmi, i xhiruar bardh e zi, flet për një familje romake në vitet e pasluftës, ishte deri tani filmi më i suksesshëm komercial i Italisë vitin e kaluar me më shumë se 4,5 milionë bileta të shitura. Cortellesi u vlerësua gjithashtu për aktoren më të mirë në një rol kryesor për filmin. Filmi francez “Anatomia e një rënieje”, me aktoren gjermane Sandra Huller, fitoi çmimin për filmin më të mirë të huaj. E premtja ishte hera e 69-të që jepen çmimet ”David di Donatello”, një lloj Oscar për filmin italian. Statuja e çmimit që iu dha fituesve është një kopje e zvogëluar e skulpturës së famshme të Davidit, e krijuar nga artisti italian Donatello rreth vitit 1440.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments