Thursday, March 27, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIBSH: Rritja ekonomike 3.8% gjatë 2024

BSH: Rritja ekonomike 3.8% gjatë 2024

Ekonomia shqiptare po vijon trendin në rritje gjatë këtij vitit dhe parashikohet të jetë optimiste duke lënë pas vendet e rajonit.

Banka e Shqipërisë në raportin e Stabilitetit Financiar publikuar së fundi, analizon ecurinë e ekonomisë në vendet e Ballkanit Perëndimor, ku vendi ynë rezulton se do të ketë rritjen më të lartë të ekonomisë.

“Pritshmëritë janë që gjatë 2024 rritja ekonomike në Shqipëri do të kap nivelin 3.8% duke lënë pas  Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.Vendet e rajonit vlerësohet se do të kenë një rritje ekonomike nën 3% duke përjashtuar Serbinë”, thuhet në raportin e BSH-së.

Sipas Bankës Qendrore, rritja ekonomike ka pasur një bazë të gjerë sipas sektorëve, por kontributin më të fortë e ka dhënë sektori i shërbimeve që lidhet direkt me turizmin, rritja e investimeve të huaja. Tregu i punës u karakterizua nga zhvillime pozitive si rritja e punësimit, rënia e normës së papunësisë dhe rritja e pagave në sektorin privat dhe atë shtetëror.

Shqipëria renditet e dyta në rajon, pas Serbisë, sa i përket normës më të ulët të papunësisë e cila në fund të 2023 rezulton 10.7%.

Banka Qendrore, vëren se, ekonomia në vendet e Ballkanit Perëndimor u rrit mesatarisht me 3.1% vitin e kaluar. Pothuajse të gjitha vendet regjistruan rritje pozitive të Prodhimit të Brendshëm Bruto mbështetur kryesisht nga forcimi i kërkesës së brendshme dhe rritja e eksporteve të shërbimit të përqendruara në aktivitetin e turizmit. Zgjerimi i aktivitetit ekonomik, kontribuoi në rritjen e të ardhurave buxhetore dhe përmirësimin e bilanceve fiskale.

Kjo ecuri ka krijuar hapësirë për uljen e mëtejshme të borxhit publik në raport me PBB-në në gjithë rajonin, ku Shqipëria dhe Mali i Zi shënojnë nivelet më të larta, respektivisht 59.2% dhe 60.2%. Po ashtu rritje ka shënuar edhe kreditimi që vijon të mbështesë zgjerimin e aktivitetit ekonomik thuajse në të gjitha vendet e rajonit, por me ritëm disi më të ngadalësuar krahasuar me një vit më parë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ