Punimet për rikonstruksionin e godinës së Fakultetit të Gjeologjisë dhe të Minierave në Universitetin Politeknik të Tiranës, një investim i shumëpritur nga studentët dhe stafi akademik, ku godina ka ruajtur origjinalitetin dhe vlerat historike të arkitekturës së saj, ndërsa janë krijuar kushte mësimdhënieje  me standarde bashkëkohore, në një hapësirë prej 4500 metrash katrorë.Investimet në infrastrukturën universitare po shtrihen edhe në qytete të tjera të vendit. Në Universitetin e Durrësit po përfundojnë disa projekte, ndërsa po përgatitet masterplani për një kampus të ri. Ndërkohë, në Universitetin e Elbasanit dhe në Universitetin Bujqësor vijojnë investimet për përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve të mësimdhënies.