Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIInvestimet e huaja, 634.4 milionë lekë në gjysmën e parë të vitit

Investimet e huaja, 634.4 milionë lekë në gjysmën e parë të vitit

Në gjysmën e parë të vitit 2022, Investimet e huaja direkte shënuan vlerën 634.4 milionë euro ose 35.1%, krahasuar me 469.6 milionë euro në gjashtëmujorin e parë 2021. Referuar të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, vetëm për tremujorin e dytë të 2022-shit, investimet e huaja direkte regjistruan vlerën 337.1 milionë euro ose 43.2%, krahasuar me 235.4 milionë euro në tremujorin e dytë të 2021. Gjatë kësaj periudhe, flukset valutore hyrëse në formën e investimeve të huaja direkte ishin të përqendruara kryesisht në sektorin e hidrokarbureve në masën 18%, e energjitikës në masën 13%, ndërmjetësimit financiar në masën 5%, si dhe komunikacionit në masën 2%. Nga të dhënat rezulton se Italia është investitori kryesor i huaj në Shqipëri për gjysmën e parë të këtij viti.https://ata.gov.al/2022/10/23/investimet-e-huaja-634-4-milione-leke-ne-gjysmen-e-pare-te-vitit/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments