Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIInteresat e depozitave në lekë u rritën në 2.0% në dhjetor

Interesat e depozitave në lekë u rritën në 2.0% në dhjetor

Normat e interesit të depozitave me afat në lekë kanë shënuar një rritje të shpejtë në tremujorin e fundit të vitit 2023. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, interesat mesatare të depozitave në lekë arritën në 2.0% në muajin dhjetor, nga 1.7% në tremujorin e tretë dhe 1.5% në gjysmën e parë të vitit. Nga ana tjetër, normat e interesit për depozitat me afat në euro shënuan një frenim rritje në tremujorin e katërt.

Ato rezultuan mesatarisht 1.2% në këtë tremujor, duke mos ndryshuar nga fundi i tremujorit paraardhës. Diferenca mes interesit mesatar të depozitave në lekë dhe atij të depozitave në euro është luhatur ngushtë brenda intervalit 0.5 p.p – 0.8 p.p duke qenë pranë mesatares së qëndrueshme të shtatë viteve të fundit që ishte 0.6 p.p. Me bazë vjetore, vlera e depozitave në lekë vitin e kaluar u rrit me 0.3 %,duke arritur vlerën e përgjithshme të 543.5 miliardë lekëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments