Inflacioni, i cili mat ndryshimin vjetor të çmimit të mallrave, shënoi rënie në muajin korrik, duke zbritur në 4.2%, niveli më i ulët nga marsi 2022, kur dhe filloi shtrenjtimi i ndjeshëm për shkak të pasojave të sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës. Instituti i Statistikave publikoi sot Indeksin e Çmimeve të Konsumit, sipas të cilit ndryshimi vjetor i çmimeve të konsumit në muajin korrik ishte 4.2 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 7.5 %. Ndryshimi mujor i çmimeve të konsumit në muajin korrik 2023, krahasuar me qershor 2023 është -0.1 %. Rritja vjetore e çmimeve në muajin Korrik është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,20 %, pasuar nga grupi “mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,44 %, “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,26 %, “hotele, kafene dhe restorante” me 0,23 %, “argëtim dhe kulturë” me 0,22%. Çmimet e grupit “mallra dhe shërbime të ndryshme” u rritën me 0,21%, “pije alkoolike dhe duhan” me 0,19%, “veshje dhe këpucë” me 0,16%, “shërbimi arsimor” me 0,06 %, “shëndeti” me 0,05 % dhe “komunikimi” kontribuojë me 0,04%. Nga ana tjetër çmimet e grupit “transporti” shënoi ulje me 0.84 %. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 21,6 %, pasuar nga nëngrupet “qumësht, djathë dhe vezë” me 13,8 %, “mish” me 11,2 %, “fruta” me 7,0 %, “peshk” me 6,1 %, “sheqer, recel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 3,6 %, “bukë dhe drithra” me 2,9 %, etj. Krahasuar me muajin Qershor 2023, çmimet e grupit “argëtim dhe kulturë” u ulën me 0,9 %, pasuar nga çmimet e grupit “ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,6 %. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “tansporti” u rritën me 0,7 %, pasuar nga “hotele, kafene dhe restorante” me 0,6 %, “pije alkoolike dhe duhan” dhe “veshje dhe këpucë” me 0,4 % secili, “mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë”, “shëndeti” dhe “mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,2 % secili.
Recent Comments
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on