Monday, November 25, 2024
HomeMJEDISINSTAT: Sipërfaqja e zonave të mbrojtura u rrit me 16%

INSTAT: Sipërfaqja e zonave të mbrojtura u rrit me 16%

Fondi i zonave të mbrojtura ka shënuar zgjerim të mëtejshëm vitin e kaluar, me rreth 84 mijë hektarë ose 16% më shumë. “Zonat e mbrojtura në vitin 2022, zunë një sipërfaqe të përgjithshme prej 608.684 hektarësh, nga 524 mijë më 2021, duke përfaqësuar 35,1% të sipërfaqes së fondit pyjor dhe kullosor, si dhe rreth 21,2% të sipërfaqes së përgjithshme të vendit”, bën të ditur INSTAT. Zgjerimi i sipërfaqes zonë e mbrojtur ndodhi nga përfshirja në këtë status i lumit Vjosa. Zonat e mbrojtura natyrore dhe turistike në vendin tonë janë konsideruar si pjesë tokësore dhe ujore të mbrojtura, për shkak të shumëllojshmërisë biologjike të pasurive natyrore dhe kulturore që ato ofrojnë. Gjatë vitit 2022, pas procesit të rishikimit të kufijve dhe të vlerësimit të zonave të mbrojtura mjedisore, rrjeti i zonave të mbrojtura përcaktohet me 4 (katër) kategori nga 6 (gjashtë) që ishin në vitin 2021, ku si rezultat i këtij vlerësimi janë reflektuar ndryshime si në numrin ashtu dhe në sipërfaqen e tyre. Në vitin 2022, sipërfaqen më të madhe të zonave të mbrojtura e zënë parqet kombëtare me 49,5% të sipërfaqes gjithsej, ndjekur nga rezervatet natyrore të menaxhuara me 36,8%, peizazhet e mbrojtura me 13,45% dhe monumente natyrore 0,25%. Në vitin 2022, fondi pyjor dhe kullosor i Shqipërisë shtrihet në një sipërfaqe të përgjithshme prej 1.731.901 hektarë, duke përfaqësuar 60,2% të sipërfaqes gjithsej të vendit. Në 2022, pyjet shtrihen në një sipërfaqe 1.146.725 hektarë, që përfaqëson 66,2% të fondit pyjor dhe kullosor. Kullotat dhe livadhet zënë një sipërfaqe 449.175 hektarë ose 25,9% të fondit pyjor dhe kullosor. Sipërfaqet me bimësi pyjore dhe jo-produktive që janë pjesë e fondit pyjor zënë një sipërfaqe 136.002 hektarë rose 7,9% të këtij fondi. Në vitin 2022, vëllimi i përgjithshëm i pyjeve, vlerësohet në rreth 54.063.000 m 3, nga të cilat 94,0% e këtij vëllimi përbëhet nga pyjet publike dhe 6,0% nga pyjet private. Në vitin 2022, në fondin pyjor sipërfaqen më të madhe e zënë fletorët me 49,8%, ndjekur nga të tjera lloje me 35,9% dhe halorët 14,3%.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments