Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEINSTAT: Numri i aksidenteve rrugore rritje me 19 % gjatë korrikut

INSTAT: Numri i aksidenteve rrugore rritje me 19 % gjatë korrikut

Numri i aksidenteve rrugore shënoi rritje me 19 % gjatë muajit korrik, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), në muajin korrik të këtij viti numërohen 125 aksidente rrugore nga 105 të ndodhura në muajin korrik të vitit 2022. Në korrik të këtij viti, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 165 persona nga 150 në muajin korrik 2022. Aksidentet rrugore, në 92 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 23,2 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë rritur me 3,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments