Thursday, March 20, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIINSTAT: Eksportet në janar, 29 miliardë lekë

INSTAT: Eksportet në janar, 29 miliardë lekë

Eksportet e mallrave arritën vlerën 29 miliardë lekë në janar të këtij viti, duke u ulur me 29.2 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 20.7 %, në krahasim me dhjetorin 2023. Referuar raportit të publikuar nga Institutit i Statistikave (INSTAT), në uljen e eksporteve prej 29.2 %, kanë ndikuar negativisht grupet “minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me 19.5 pikë përqindje, “tekstile dhe këpucë” me 5 pikë përqindje, dhe “materiale ndërtimi dhe metale” me 3.8 pikë përqindje, etj. Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet “produkte kimike dhe plastike” me 0.3 pikë përqindje dhe “ushqime, pije, duhan” me 0.1 pikë përqindje. Të dhënat tregojnë se importet e mallrave arritën vlerën 60 miliardë lekë, duke u rritur me 3.4 %, në krahasim me një vit më pare dhe duke u ulur me 17.3 %, në krahasim me dhjetorin e 2023.

Në rritjen e importeve prej 3.4 %, krahasuar me janarin e 2023, pozitivisht kanë ndikuar grupet “makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me 4.7 pikë përqindje, “materiale ndërtimi dhe metale” me 2.9 pikë përqindje, “ushqim, pije, duhan” me 0.2 pikë përqindje, etj. Ndërsa negativisht kanë ndikuar grupet “minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me 3 pikë përqindje, “tekstile dhe këpucë” me 1 pikë përqindje, “lëkurë dhe artikuj prej tyre” me 0.3 pikë përqindje, etj. Deficiti tregtar i këtij muaji është 30 miliardë lekë, duke u rritur me 88.6 %, krahasuar me janarin e vitit 2023 dhe ulur me 13.5 %, në krahasim me dhjetorin 2023.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ