Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), rritja më e madhe vjetore u regjistrua tek grupi “argëtim, sport dhe kulturë”, me 9,7%.
Rritje me 3,3% shënoi edhe grupi “kujdesi personal, mbrojtja sociale dhe mallra e shërbime të ndryshme”, grupi “sigurime dhe shërbime financiare” u rrit me 3%, ndërsa grupet “pije alkoolike dhe duhan” dhe “qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” me 2,7% secili.
Rritje të tjera të ndjeshme u panë tek grupi “mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 2,4%, “ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “shërbimi arsimor” me 2,3% secili, ndërsa rritje të lehtë shënuan edhe grupe si “restorante dhe shërbime akomodimi” me 1,8%, “veshje dhe këpucë” me 1,2% dhe “shëndeti” me 1%). Sektori i transportit pati rritje prej 0,1%.
Në krahasim me muajin janar, çmimet e konsumit u rritën me 0,5%. Rritja mujore u ndikua kryesisht nga çmimet e energjisë dhe karburanteve me 1%, ushqimeve me 0,9% dhe transportit me 0,8%.
Nga ana tjetër, grupi “veshje dhe këpucë” shënoi ulje prej 0,3%.
Që nga shkurt 2026, Indeksi i Çmimeve të Konsumit llogaritet sipas klasifikimit të ri ECOICOP 2018, duke përfshirë ristrukturimin e artikujve të shportës dhe riklasifikimin e disa produkteve.
Ky klasifikim përputhet me Rregulloren (BE) 2024/3159 dhe harmonizon matjen e çmimeve me praktikat statistikore evropiane.




