Monday, February 17, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIInflacioni i çmimeve të konsumit , 3.9% në tremujorin e katërt

Inflacioni i çmimeve të konsumit , 3.9% në tremujorin e katërt

Banka e Shqipërisë deklaron se, inflacioni i çmimeve të konsumit shënoi nivelin mesatar prej 3.9 % në tremujorin e katërt, me një rënie të lehtë kundrejt tremujorit paraardhës. Sipas BSH-së, rënia e inflacionit u diktua nga ritmi më i ngadaltë i rritjes së çmimeve të artikujve ushqimorë, ndërkohë që çmimet e karburantit e të qirave erdhën në rritje dhe inflacioni i artikujve të tjerë të shportës ishte relativisht i qëndrueshëm. Në aspektin makroekonomik, rënia e inflacionit gjatë tremujorit të katërt pasqyroi rënien e presioneve të brendshme inflacioniste. Kjo rënie ka pasqyruar si efektin e bazës së lartë krahasuese të një viti më parë, ashtu edhe pasojat e normalizimit të deritanishëm të qëndrimit të politikës monetare. Nga ana tjetër, presionet e huaja inflacioniste erdhën në rritje gjatë tremujorit të katërt, pavarësisht forcimit të kursit të këmbimit, si pasojë e rritjes së shpejtë të çmimeve të produkteve energjetike në tregjet botërore. Megjithatë, BSH vlerëson se, edhe pse në rënie, presionet e brendshme inflacioniste mbeten relativisht të larta dhe nuk janë ende në linjë me objektivin tonë të stabilitetit të çmimeve. “Kjo ecuri diktohet nga kërkesa relativisht e lartë për mallra e shërbime, e cila mban të larta marzhet e fitimit, si dhe nga rritja e shpejtë e pagave, e cila përcillet më tej në kosto të rritura prodhimi”, delaroi BSH-ja.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ