Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREInflacioni gjerman arriti rekordin e 10% në shtator

Inflacioni gjerman arriti rekordin e 10% në shtator

Norma e inflacionit të Gjermanisë arriti në 10% në shtator, më e larta në gati 70 vjet, sipas një vlerësimi të parë zyrtar. Në muajin gusht, norma nga viti në vit ishte 7.9%, por çmimet vazhduan të rriteshin me shpejtësi kryesisht për shkak të rritjes së kostove të energjisë si rezultat i luftës në Ukrainë. Sipas të dhënave nga Enti Federal i Statistikave (Destatis) çmimet e energjisë kanë qenë 43,9% më të larta në shtator 2022 se në shtator 2021. Gjithashtu ka pasur një rritje mbi mesataren e çmimeve të ushqimeve për 18,7% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Ekonomistët kanë parashikuar se inflacioni do të mbetet dyshifror në muajt e ardhshëm. Krahasuar me një muaj më parë, çmimet e shtatorit u rritën me 1.9%. ‘’Përfundimi i dy subvencioneve shtetërore shumë të publikuara, por të përkohshme – një zbritje në karburant dhe një abonim me kosto të ulët 9 dollarë nuk ndikoi në normën e inflacionit në shtator,” sipas Destatis. Ndërprerja e zinxhirit të furnizimit pas pandemisë së koronavirusit ka pasur edhe pasoja financiare. Një inflacion kaq i lartë nuk është parë në Gjermani që nga ribashkimi në vitin 1990, por disa shtete gjermane panë inflacion prej 10% ose më shumë në vitet 1950.https://ata.gov.al/2022/09/29/berlin-destatis-inflacioni-gjerman-arriti-rekordin-e-10-ne-shtator/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments