Inflacioni bazë i Eurozonës u rrit më shumë se sa ishte vlerësuar fillimisht në qershor, duke rritur shanset për rritje të mëtejshme të normave përtej këtij muaji. Inflacioni bazë, duke përjashtuar energjinë, ushqimin, alkoolin dhe duhanin, u rrit më shumë se sa pritej në 5.5% nga 5.3% një muaj më parë, sipas të dhënave përfundimtare të Eurostat. Norma e qershorit u rishikua në rritje nga 5.4%. Në të kundërt, inflacioni total vjetor u ngadalësua në 5.5% në qershor, sipas vlerësimeve, nga 6.1% në maj. Një vit më parë, inflacioni ishte 8.6%. Për më tepër, ky ishte niveli më i ulët që nga janari 2022. Në bazë mujore, indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit, ose IHÇK, u rrit me 0.3% në muajin qershor, në përputhje me vlerësimin e shpejtë. Duke përmendur inflacionin e lartë, Banka Qendrore Evropiane ka rritur normat në çdo seancë politikash që nga korriku i vitit të kaluar, me një total prej 350 pikë bazë. Njoftimi i radhës i politikës monetare është planifikuar për 27 korrik. ”Shumica e komponentëve të IHÇK-së shënuan rritje më të ngadaltë në qershor”, theksoi Eurostat. atsh
Inflacioni bazë i Eurozonës rritet më shumë
RELATED ARTICLES