Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEInflacioni arrin në 7.5% në korrik

Inflacioni arrin në 7.5% në korrik

Rritja e çmimeve ka vijuar edhe në muajin korrik, ndonëse ritmet janë ngadalësuar në krahasim me muajt e mëparshëm. Sipas INSTAT, inflacioni që mat ndryshimin e çmimeve të konsumit në muajin korrik 2022 është 7,5%, nga 7.4% që ishte muajin e mëparshëm. Edhe në korrik rritja e çmimeve u ndikua më së shumti nga ushqimet dhe pijet alkoolike si dhe nga karburantet. “Një vit më parë ky ndryshim ishte 2,2%. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin korrik 2022, krahasuar me qershor 2022 është 0,2%”, bëri të ditur INSTAT. Referuar INSTAT rritja vjetore e çmimeve në muajin korrik është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me rritje 4,59 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Transporti” me 1,14 pikë përqindje më shumë. Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” u rritën me 0,66 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,32 pikë përqindje më shumë dhe çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” u rritën me 0,27 pikë përqindje.https://ata.gov.al/2022/08/08/inflacioni-arrin-ne-7-5-ne-korrik/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments