Kryetari aktual Gianni Infantino është rizgjedhur në krye të Federatës Ndërkombëtare të Shoqatës së Futbollit (FIFA), raporton Anadolu. Votimi për kryetar të FIFA-s u zhvillua në Kongresin e 73-të të FIFA-s të mbajtur në kryeqytetin e Ruandës, Kigali. 52-vjeçari Infantino i cili ishte kandidati i vetëm, do të qëndrojë në këtë detyrë deri në vitin 2027. “Është një nder, privilegj dhe njëkohësisht përgegjësi e pabesushme të jesh kryetari i FIFA-s. Mbështetja juaj më nderoi dhe emocionoi. E di që ata që më duan janë më shumë se ata që më urrejnë. Ju dua të gjithëve”, tha Infantino. atsh