Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIIndustria nxjerrëse, mbi 133 milionë euro investime të huaja

Industria nxjerrëse, mbi 133 milionë euro investime të huaja

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se sektori me vlerën më të lartë të investimeve të huaja në Shqipëri për këtë vit është rikthyer të jetë industria nxjerrëse. Sipas BSH-së, për 6-mujorin e parë 2023, investimet në sektorin e industrisë nxjerrëse arritën në 133 milionë euro, në rritje me 16 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Çmimet e larta të naftës bruto në tregjet ndërkombëtare në dy vitet e fundi se kanë nxitur edhe shtimin e investimeve të huaja në nxjerrjen e naftës në Shqipëri. Përveç rolit të investitorit kryesor, Bankers Petroleum, vlerësohet se një peshë në rritje mund të kenë edhe investimet e Shell, në zonën naftëmbajtëse të Shpiragut, ku ekzistojnë pritshmëri për ekzistencën e rezervave të mëdha të naftës bruto. BRritje mjaft të lartë këtë vit po shënojnë edhe investimet në sektorin financiar, që për 6-mujorin arritën në 120 milionë euro, në rritje me 145 % krahasuar me 6-mujorin e parë të vitit të kaluar. “Kjo rritja e ka renditur sektorin financiar të tretin në renditjen e investimeve të huaja, pas indutrisë nxjerrëse dhe pronave”, thekson BSH-ja.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments