Industrisë nxjerrëse renditet sektori i dytë për nga vlera e investimeve të huaja pas atij në pasuri të paluajtshme, sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë. Referuar statistikave, për 9-mujorin e këtij viti, investimet në sektorin e industrisë nxjerrëse arritën në 200 milionë euro. Edhe investimet në industrinë nxjerrëse kanë pësuar një rënie të lehtë me 1% krahasuar me një vit më parë. Flukset në këtë sektor konsistojnë kryesisht në fitime të riinvestuara të kompanive ekzistuese në aktivitetin e nxjerrjes së naftës bruto. Megjithëse pasuritë e paluajtshme dhe industria nxjerrëse vazhdojnë të kryesojnë listën e investimeve të huaja, kontributin kryesor në rritjen e tij këtë vit po e jep sektori financiar. Përveç rolit të investitorit kryesor, Bankers Petroleum, vlerësohet se një peshë në rritje mund kanë edhe investimet e Shell, në zonën naftëmbajtëse të Shpiragut, ku ekzistojnë pritshmëri për ekzistencën e rezervave të mëdha të naftës bruto.
Industria nxjerrëse, 200 milionë euro investime të huaja
RELATED ARTICLES