Saturday, October 19, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIIndustria e prodhimit të verës, vlerë e shtuar në ofertën turistike

Industria e prodhimit të verës, vlerë e shtuar në ofertën turistike

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, po mbështet zhvillimin e industrisë së verës, si një nga produktet tradicionale nga më të hershmet në vendin tonë, që e ka bërë Shqipërinë të njihet për varietetet autoktone të rrushit, prej nga prodhohen një sërë verërash cilësore. Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Shqipëria numëron rreth 11 mijë hektarë vreshta të varieteteve të ndryshme dhe gjatë viteve të fundit prodhimi i verërave është rritur me rreth 11.2%, duke fituar qëndrueshmëri në volumin e prodhimit në rreth 190-195 mijë tonë/vit. Kjo ecuri pozitive konfirmon potencialin që ka ky sektor për t’u rritur dhe për t’u kthyer në një model të suksesshëm zhvillimi. MBZHR në bashkëpunim me BERZH po punojnë për zbatimin e programeve këshilluese dhe trajnuese të cilat kanë ndikim në rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe ato konkurruese për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme që operojnë në sektorin e verës. Ekspertët vlerësojnë se, sektori i verës në Shqipëri, me vreshtat dhe kantinat, dhe produktet e tyre kanë një potencial të jashtëzakonshëm, ndaj për ne bashkëpunimi me partnerët është i rëndësishëm për ta zhvilluar me tej këtë sektor, për ta bërë më produktiv dhe të qëndrueshëm. Nisur nga kjo qasje zhvillimi i sektorit të prodhimit të verës, nuk mund dhe nuk duhet të shihet i veçuar nga turizmi. Në këtë mënyrë, rritja e ofertës për produktet cilësore “Made in Albania”, kombinuar edhe me përsosjen e formave të marketingut e promovimit, do t’i transformojë zonat e prodhimit të verës, në destinacione turistike, duke i bërë më të vizitueshme e duke i shtuar vlerë të gjithë zinxhirit, nga prodhuesi në tavolinën e konsumatorit. BERZH ka mbështetur Unionin e Prodhuesve të Verës, një organizatë jofitimprurëse e krijuar në vitin 2021, që ka si synim të bashkojë kompanitë e prodhimit të verës, të mbrojë interesat e tyre ekonomike, të ruajë cilësinë, të promovojë markat e kantinat e vogla, në mënyrë që ato të japin kontributin e tyre për zhvillimin e destinacioneve turistike rurale.http://ata.gov.al/2022/10/24/industria-e-prodhimit-te-veres-vlere-e-shtuar-ne-oferten-turistike/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments