Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare bëri të ditur se pjesëmarrja në tregun sekondar të titujve të qeverisë, për periudhën janar-shtator të këtij viti, dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryen 98.61 % të të gjitha transaksioneve në këtë treg. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare raportoi sot se vëllimi i tregut sekondar të titujve të qeverisë për periudhën janar-shtator 2022, u dominua në masën 54.02 % nga transaksionet në instrumente afatgjatë (obligacione) dhe 45.98 % nga transaksione në instrumente afatshkurtër (bono thesari). Parë nga këndvështrimi i numrit të transaksioneve, 79.67 % e të gjitha transaksioneve të tregut sekondar të titujve të qeverisë, i takojnë transaksioneve të kryera në bono thesari. Të dhënat statistikore të tregut me pakicë të titujve të qeverisë për periudhën janar-shtator 2022, flasin për një dominim të transaksioneve “blerje në tregun primar” dhe “shlyerje e vlerës nominale në maturim”, përkatësisht me 63.80 % dhe 22.11 % kundrejt vëllimit të përgjithshëm. Totali i transaksioneve në vlerë absolute është rritur me rreth 3,429 milionë lekë, krahasuar me periudhën janar–shtator 2021.http://ata.gov.al/2022/10/24/amf-investitoret-individuale-kryen-mbi-98-te-transaksioneve/
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on