Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për indeksimin e pensioneve, ku përfshihen pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit. Përfituesit do të jenë ushtarakë të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit dhe punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm; punonjës të universiteteve, të shkollave të larta, Qendrës së Studimeve Albanologjike, Akademisë së Shkencave dhe të gjitha institucioneve të tjera kërkimore publike; pilotët fluturues në pension; punonjësit që kanë punuar në miniera në nëntokë; oficerë dhe nënoficerë, lundrues të nëndetëseve dhe polumbarëve të Forcave Detare në pension; si dhe punonjës që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake. Lidhur me këto kategori, me propozim të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, qeveria vendosi indeksimin, në masën 6 %, të pensioneve: për pensionistët anëtarë të kooperativave bujqësore; pensioneve sociale; shtesës mujore për trajtimin e invalidëve të luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar; për ata që gëzojnë mbrojtje të veçantë si ushtarak; trajtim të veçanta financiare të familjeve të pilotëve fluturues trajtime të veçanta financiare për oficerë dhe nënoficerë, lundrues të nëndetëseve dhe polumbarëve të Forcave Detare në pension; trajtime të veçantë financiare të punonjësve të minierave; pensioneve të pleqërisë të punonjësve të minierave; trajtim të veçantë financiarë të punonjësve që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake; shpërblimit, të caktuar për ata që kanë statusin e veteranit të luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar. Indeksimi dhe niveli minimal dhe maksimal i pensionit Indeksim përfitojnë edhe pensionet që do të caktohen pas datës së hyrjes në fuqi të këtij vendimi e në vazhdim, me kusht që data e fillimit të pensionit të jetë deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, përfshirë edhe këtë datë. Pensionet e pleqërisë të punonjësve të minierave në nëntokë, që kanë datë fillimi të së drejtës deri më 31.12.2014, pas datës së hyrjes në fuqi të këtij vendimi, nuk do të jenë më pak se 15 822 (pesëmbëdhjetë mijë e tetëqind e njëzet e dy) lekë në muaj dhe më shumë se 31 644 (tridhjetë e një mijë e gjashtëqind e dyzet e katër) lekë në muaj. Pensionet e plota të pleqërisë, pensionet e plota të invaliditetit dhe pensionet e plota familjare nuk do të jenë më pak se 10 834 (dhjetë mijë e tetëqind e tridhjetë e katër) lekë në muaj, por jo më shumë se 15 822 (pesëmbëdhjetë mijë e tetëqind e njëzet e dy) lekë në muaj. Ndërsa pensionet e parakohshme nuk do të jenë më pak se 15 822 (pesëmbëdhjetë mijë e tetëqind e njëzet e dy) lekë në muaj. Kompensimi për rritjen e çmimit të energjisë dhe të ushqimeve Përfituesit e pensioneve, si dhe përfituesit e pensioneve të parakohshme, do të marrin edhe kompensimet, sipas masës dhe kritereve të përcaktuara për kompensimin e shpenzimeve nga ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse”; si dhe për kompensimin nga ndryshimi i çmimit të bukës, vajgurit dhe gazit të lëngshëm. Shuma bazë e pensionit duke filluar nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi e në vazhdim të jetë 8 588 (tetë mijë e pesëqind e tetëdhjetë e tetë) lekë. Efektet financiare Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi përllogariten në shumën 2 060 000 000 (dymiliardë e gjashtëdhjetë milionë) lekë. Ato përballohen nga fondi për politikat e indeksimit të pensioneve, i parashikuar në buxhetin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore të vitit 2022, të cilat ndahen: 2 045 000 000 (dy miliardë e dyzet e pesë milionë) lekë, për mbulimin e pagesave të përfitimeve; 15 000 000 (pesëmbëdhjetë milionë) lekë, për procedurat teknike të zbatimit të këtij vendimi dhe për pagesën e komisioneve të shërbimit të pagesave të pensioneve nga Posta Shqiptare sh.a., dhe bankat e nivelit të dytë.https://lajme.rtsh.al/artikull/indeksimi-i-pensioneve-rritja-e-cmimit-te-energjise-dhe-e-ushqimeve-kategorite-qe-perfitojne-kompensim
Indeksimi i pensioneve, kategoritë që përfitojnë kompensim
RELATED ARTICLES